Shpërthen Mayweather, kërkon luftë edhe me Khabib Nurmagomedov

Fitorja e Conor McGregor duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë legjendës amerikane të boksit, Floyd Mayweather.

Floyd ka reaguar përmes rrjetit social ‘Instagram’, duke i kërkuar luftë edhe Conor McGregor, por edhe yllit tjetër të UFC, Khabib Nurmagomedov.

Në një fotografi të ngarkuar në ‘Instagram’ nga Floyd, shihen ai dhe Nurmagomedov.

Mbi fotografi shihet shkrimi Mayweather – Nurmagomedov, 2020, përcjell lajmi.net.

Ky mbishkrim lë të kuptohet se Floyd po shikon përpara për të aranzhuar një duel me yllin rus të UFC.

Mbetet të shihet nëse tifozët do të kenë kënaqësinë të shohin një duel të tillë, ku sigurisht vetëm spektakli nuk do të mungonte.

SHPËRNDAJE