Shpërthen vajza e Ukshin Hotit, Erleta: M’plasët me islamizma kur gjyshërit i keni pasë të krishterë

Erleta Hoti, vajza e Ukshin Hotit, ka shpërthyer ndaj lajmit se dikush ka dhuruar 200 mijë euro për ndërtimin e një xhamie.

Ajo thotë se ‘e plasën me islamizma kur gjyshërit i kemi pasur të krishterë’.

Ja shkrimi i saj në FB:

I kish dhuru tipi 200 mije euro per ndertim te xhamise. Bac a po don me na e bo 4 katershe e me 6 minare a? M’plaset me islamizma kur gjysherit i keni pase te krishtere.

Ne anen tjeter zyrtaret deklarojne me perqindje se sa muslimane jane ne shqiptari pa e bo as edhe nje statistike profesionale. Hajt futjani kot si gjithe te tjeret se ne vendet arabe jeni duke jetu!

SHPËRNDAJE