Shpetim Desku e zbulon se kur fillon emisioni n’Kosovë Show

Emisioni n`Kosovë Show” pa dyshim është emisioni më i shikuar në televizionet kosovare.

“N`Kosovë Show” fal programit të pasur që ofron ka arritur që shumë shpejtë të marrë primatin si emisioni më i shikuar në Kosovë dhe jo vetëm shkruan AlbanienShow.

Emisioni “n`Kosovë Show” ashtu siç e dinë të gjithë drejtohet nga prezantuesi i njohur Shpetim Desku, ky i fundit është edhe producent i emisionit.

Në një prononcim për AlbanienShow, Desku ka treguar që sezoni i ri do të fillojë në 10 ditët e para të shtatorit.

“Emisioni do të fillojë në 10 ditët e para të muajit shtator, sezonin e ri do të këtë shumë befasi të këndshme, një të vogël po e zbulojë për AlbanienShow. Skenografia ka ndryshuar totalisht dhe është diçka risi që besoj do ju pëlqejë gjithë atyre që na shikojnë dhe na ndihmojnë në të gjitha mënyrat. Më shumë nuk do po dua të zbuloi, e shihni në shtator” tha Desku.

Kujtojmë që n`Kosovë Show” edhe sipas platformës YouTube renditet në mesin e tri emisioneve më të shikuara në trojet shqiptare./AlbanienShow

SHPËRNDAJE