‘Shpikja’ e radhës e piunit të Hashim Thaçit

Publicisti Baton Haxhiu, në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin ka thënë se mungesa e vullnetit të njerëzve në vendit për të mbështetur idenë për “korrigjim kufijsh” me Serbinë, vjen si pasojë e frikës së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Haxhiu, gjatë kësaj interviste ka mohuar faktin se qytetarët po shqetësohen për humbjen e tri komunave në veri të vendit.

“Të gjithë në një far mënyre nuk e keni hallin e zgjidhjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por ju e keni hallin se i frikësoheni bashkimit me Shqipërinë, ose Konfederatës së Kosovës me Shqipërinë, ajo po i tmerron njerëzit dhe jo për faktin se njerëzit janë të shqetësuar për tri komunat në veri për arsye se 0.1 për qind e njerëzve në një mënyrë apo tejtër kanë shkuar në veri”, tha Haxhiu.

Drejtuesi këtij emisioni Gashi, mohoj se ndjenë frikë për bashkimin me Shqiperinë, duke thënë se më tepër e frikëson “aventura e z. Thaçi që nuk e di se ku do të mbërrijë.”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

SHPËRNDAJE