Shqipëria dhe Kosova së shpejti me kamp Rinor

Shqipëria dhe Kosova kan planifikuar që të organizojnë një kamp rinor, kampi i pare do të mbahet në Shqipëri në korrik ndërsa pjesa e dytë e kampit do të mbahet në shtator në Kosovë.

Në këtë kamp do të organizohen trajnime për të rinjë për “Mjetet digjitale dhe TIK përgjatë pandemisë COVID-19”

Këtë njoftim e ka bërë Drejtori i Departamentit të Rinisë z. Xhevat Bajrami, në një postim në facebook.

Postimi i plote:

Sot, takova zv. Ministren e Ministrisë së Arsimit,Sportit dhe Rinisë, të Republikës së Shqipërisë ku biseduam edhe rreth parapërgatitjeve për kampin rinor me temë: “Mjetet digjitale dhe ato TIK, përgjatë pandemisë COVID-19”. Kampi i parashikuar të mbahet do të ketë dy sesione : pjesa e parë do të realizohet në Shqipëri më dt 21- 24 Korrik 2020, ndërsa pjesën e dytë gjatë muajit shtator në Kosovë.

Ky program trajnimi ka për qellim:

– informimin e pjesmarrësve mbi ekzistencën e mjeteve online dhe aksesimin e tyre;

– mundësimin e njohurive dhe aftësive praktike në përdorimin e mjeteve digjitale dhe ato TIK;

– shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme të përdorimit të këtyre mjeteve përgjatë pandemisë COVID-19.

SHPËRNDAJE