Shqiptarët duke u falur në Xhaminë e shek 7-të A’mr ibn Al-A’as të Egjiptit

Shqiptarët duke u falur në Xhaminë e shek 7-të A’mr ibn Al-A’as të Egjiptit, kjo pikturë e datuar vitin 1871 e sjellë nga piktori dhe orientalisti francez Jean-Léon Gérôme, pikturon shqiptarët që bashkë me Mehmet Ali Pashën e Egjiptit, drejtuan për më shumë se 140 vjet dhe themeluan Egjiptin modern. Fakti interesant e kësaj pikture tregohet që Shqiptarët janë në xhami të armatosur, dhe falen të distancuar nga popullsia lokale.

Kjo tregon shumë qartë që drejtuesit Shqiptar dhe shqiptarët në Egjipt besimin dhe ritualin e kishin sa për tu dukur në sytë e popullsisë vëndase, shfaqet diplomacia e tyre për tu përshtatur me fenë e vendit që ata kishin marrë nën drejtim. Të njëjtën praktikë sjellje ndaj kulturave dhe besimeve Shqiptarët e përdorën në të gjithë rajonin e pushtuar nga ta dhe perandoria Osmane.