Shqiptarët rrahen me arabët në burg

Në burgun e Greqisë në Avlonas janë rrahur disa të burgosur shqiptarë me disa të burgosurë tjerë arabë.

Mediet greke shkruajnë se ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe se rojet e sigurisëndërhynë për ti ndarë. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar.

Fatmirësisht nga përleshja nuk pati persona të lënduar. Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos për protothema.gr tha:

“Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”/gazetametro.net

SHPËRNDAJE