Shtëpia e Shëndetit në Lagjen e Minatorëve po pastrohet pas vënies së zjarrit

Në orët e hershme të së dielës dikush – deri tash i panjohur për policinë, ka tentuar t’i vë zjarrin Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për Klan Kosova se askush deri tash nuk është arrestuar, apo identifikuar në lidhje me këtë zjarrvënie, njofton Klan Kosova.

E stafi i kësaj qendre ka ndërmarr aksion për pastrimin dhe largimin e gjerave të cilat i ka prekur zjarri.

SHPËRNDAJE