Shteti që do lejojë faljen e namazit të së premtes që nga kjo javë

Që nga kjo e premte, Libani do të lejojë lutjet dhe grumbullimet në masë të dielave përsëri në xhami dhe kisha, ndërsa vendi fillon të lehtësojë masat e bllokimit.

Numri i adhuruesve nuk duhet të kalojë 30% të kapacitetit të secilës xhami ose kishë, bëri me dije Ministri i Brendshëm Liban, Mohamed Fahmi, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit NNA. Ata gjithashtu duhet t’u përmbahen procedurave të sigurisë publike, transmeton lajmi.net.

Libani ka miratuar një plan pesë-fazor për të rihapur gradualisht vendin dhe për të lehtësuar masat e “mobilizimit të përgjithshëm” që u vendosën më 15 mars për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Restorantet u lejuan të rihapeshin me një kapacitet prej 30% të klientëve të hënën, orari i punës për disa ndërmarrje tregtare dhe industriale në vend u zgjat, si dhe transporti publik u lejua të operonte me një numër të kufizuar udhëtarësh dhe në kushte specifike që nga 27 prilli.

SHPËRNDAJE