“Shtigjet e ecjes” qeverisë së Muharremaj i kushtuan mbi 100 mijë euro, por sot gjendja e tyre shumë e keqe

Dy vite pasi është përuruar parku “Shtigjet e ecjes” në Suharekë, shtigjet në këtë park janë dëmtuar ku edhe nga cilësia e dobët kubëzat e vendosur në të kanë rrëshqitur duke shkaktuar edhe gropë në to.

Me 15 maj të vitit 2018, kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj kishte nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të Projektit ‘Rregullimi i shtigjeve për ecje’. Projekti në total e kishte vlerën 109.895,00 euro, ku prej të cilave DEMOS kishte ndarë 83.070,00 euro ndërsa të tjerat Komuna e Suharekës.

Ky park ishte përuruar me 5 tetor 2018, ku edhe i pranishëm ishte kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj. Gjatësia e ‘Parkut shtigjet e ecjes’ ka një gjatësi 2.5 kilometra dhe shërben për të gjitha moshat e posaçërisht edhe për persona me aftësi të kufizuar.

Mirëpo tash dy vite prej kur është përuruar ky projekt, shtigjet e ecjes aty kanë filluar të dëmtohen shumë.

Në faqen e Facebookut ‘Suhareka Express’ janë publikuar disa fotografi ku shihet se sa shumë është dëmtuar rruga e ecjes aty, madje edhe është bërë një gropë e madhe që mund të jetë edhe e rrezkishme për qytetarët.

Më poshtë keni pamjet se si duket në përgjithësi ky park në Suharekë.

SHPËRNDAJE