Shtyhet seanca për demarkacionin!

Seanca e Kuvendit të Kosovës që për momentin është ndërprerë mund të vazhdojë në orën 17:00.

Megjithatë, kjo nuk është zyrtare, por sipas asaj që merr vesh “Gazeta Lajmi” gjasat janë të mëdha që seanca të mbahet në këtë orë për shkak edhe të vizitës së delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian.

Seanca e jashtëzakonshme është ndërprerë pas kërkesës së LDK-së për ndryshimin e projektligjit për demarkacion.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka mbajtur mbledhjen e tij dhe ka miratuar procedimin në Kuvend të këtij projektligji.

Ndërkohë krerët shtetëror janë duke mbajtur një takim të përbashkët me Listën Serbe në objekti e qeverisë.

SHPËRNDAJE