Shtylla elektrike në Fushë-Kosovë kaplohet nga flakët: Reagon KEDS

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku më pas ka pasur edhe ndërprerje në disa zona të qytetit.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka konfirmuar se është intervenuar menjëherë dhe situata është nën kontroll.

“Një shtyllë është kapluar nga flakët. Nuk dihet shkaktari. KEDS ka intervenuar menjëherë dhe gjithçka është nën kontroll. Ekipet janë atje duke e sanuar gjendjen”, ka thënë Buzhala.

Ndërkaq, qytetarët kanë konfirmuar se ka pasur ndërprerje të energjisë për disa minuta në disa zona.