Si asnjëherë më parë, Elvana Gjata ka disa fjalë për Bes Kallakun

Së shpejti në kinema do të transmetohet filmi i Bes Kallakut, i titulluar ‘Falco’. Aktori i mirënjohur i humorit, ka punuar rreth dy vite e gjysmë për këtë film dhe në të luajnë përsonazhe shumë të njohur nga showbizi

Filmi është pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike. Gjithashtu aktori ka marrë shumë urime nga miqtë për filmin e tij të parë. Dhe një nga ata është dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata e cila e ka uruar Besin me anë të një postimi në Instastory.

“Suksese o shoku i kursit në filmin tënd të parë. Bekime”, ka shkruar Elvana, duke na treguar kështu se studimet në Akademinë e Arteve ajo dhe Besi i kanë përfunduar bashkë, gjë të cilën nuk e dinim më parë.

SHPËRNDAJE