Si do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Ditëve në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, derisa orëve të mëngjes në vise të ulëta do ketë mjegull, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por mbeten mbi vlera mesatare, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “vlerat e cilësisë së ajrit edhe sonte dhe nesër do të rriten në të pashëndetshme, e në fundjavë pritet të zbresin përreth vlerave të pranueshme, pasi që parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mundësojë shpërndarjen e ndotësve të grumbulluar në shtresa të ulëta atmosferike”.

Parashikimi për datat 22-23 nëntor:

22.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, kryesisht me vranësira, në ultësira me mjegull. Ditën vranësira të ndryshueshme. Erë e lehtë verilindore 1-3m/s, e në perëndim të vendit drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 1.

23.11.2019 – Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe mjegull në ultësira. Ditën priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.

SHPËRNDAJE