Si e sheh Valon Syla ardhjen e Grenell në Kosovë

Valon Syla, analisti politik, ka thënë se ardhja e Richard Grenell në Kosovë është një sinjal i fuqishëm që dërgohet direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Ai në emisionin Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës deklaroi se lajmi i mirë është që e mban atë vijën tradicionale të amerikanëve që para se ta vizitojnë Beogradin gjithmonë e kanë përparësi Prishtinën zyrtare.

“Mendoj që takimi ka pasë qëllim kryesisht t’i shpalos agjendat kohore të ju tregoj liderëve të cilët ata i kanë zgjedhur për bashkëpunim tua shpalos afatet kohore kur ata duhet të jenë gati me qeveri dhe si trup vendimmarrës i Kosovës të jenë kompatibil me agjendën që e kanë paraparë.

“Nuk mendoj se ka pasur lutje mendoj se ka pasë kërkesë duke e pasë parasysh profilin e Grenell si është sillë me Gjermanin ky është një person që godet rëndë që shkakton edhe humbje deri tek sanksione ekonomike është diplomat fuqiplotë i pajisur me të gjitha fuqitë diplomatike që mundin t’i japin SHBA-të”.

“Mendoj që në këtë fazë të parë të këtij përpos agjendës kohore që është një kohë shumë e shpejtë ka blerë edhe pozicionet t e partive t’i sheh . Ai sigurisht që ka lexuar raportet deri tash, por që ajo çka mendoj se me emërimin e tij është theksuar është pozicioni i tij më rigjil apo më i ashpër ndaj BE-së që amerikanët në procesin me Kosovën kanë dëshirë ta theksojnë dhe ritheksojnë me emërimin e Grenell dhe vizitën e tij”.

SHPËRNDAJE