Simic kundër platformës, kërkon braktisjen e institucioneve

Pasi që Kosova ka miratuar Platformën për dialog me serbën, përfaqësuesit e Listës serbe thonë se duhet t’i lëshojnë tërë institucionet e Prishtinës.

“Miratimi i Platformës absolutisht e pakuptimëson dialogun. Tentimi i marrjes së potencialeve ekonomike padyshim se dërgon porosi që edhe serbët mund të shpallen robër. Për shkak të pakuptimësimit të jetës së serbëve edhe kemi kërkuar braktisjen e institucioneve të Prishtinës”, ka thënë për RTS-në nënkryetari i Listës serbe Igor Simic.

Simic ka thënë se porosi e Vucicit se nuk do të lëjojë dëbimin e tij i qetëson.

“Dhe, deri sa të huajt shkojnë e vijnë nga Prishtina, taskat mbesin, ndërsa ne edhe më tej përcjellim zhvillimin e ngjarjeve dhe me udhëheqjen tonë shtetërore (serbe) do të marrim vendime për veprimet e ardhshme politike në temën e taksës e gjithëçka tjetër”, ka thënë Simic./gazetametro.net

SHPËRNDAJE