Sinani: Unë për vete nuk e kuptova, as pse hynë në grevë e as pse dolën!

Anëtari i kryesisë së NISMA-s Socialdemokrate, Resul Sinani, ka reaguar lidhur me përfundimin e grevës mësimdhënësve, duke thënë se ende nuk e ka kuptuar as pse kanë hyrë në grevë e as pse dolën prej saj.

Ai këtë reagim e ka bërë përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

“Deklaroj publikisht se unë për vete nuk e kuptova, as pse hynë në grevë e as pse dolën?! Krejt kjo mesele po më ngjanë me atë fjalën popullore “m’rrove t’rrova, brisku i berberit”.”, ka shkruar Sinani në statusin e tij në Facebook.

SHPËRNDAJE