Sipas “Blicit” të Beogradit, Prishtina planifikon “pushtimin” me polici të Trepçës

Autoritetet e Prishtinës planifikojnë që me sulm të njësive speciale të Policisë së Kosovës të marrin stabilimentet e Trepçës në veri të Kosovës dhe kështu, praktikisht, të infiltrohen në pjesën me shumicë serbe, shkruan “Blic” i Beogradit.

Duke u thirrur në “qarqe diplomatike” në Prishtinë, kjo gazetë thekson se “KFOR-i ka informacione mbi përgatitjet dhe se nuk përjashton mundësinë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin një aksion të tillë”.

Bashkëbiseduesi i “Blicit” gjoja ka thënë se zbatimi i aksionit si dhe nëse fare do të ndodhë ai ndërlidhet dhe varet drejtpërdrejt nga zhvillimet e brendshme në Prishtinë, por edhe nga vendimet dhe zhvillimet e gjera politike rreth Kosovës.

“Porse baza dhe qëllimi për operacion ekzistojnë”, pohon “Blici” t’i ketë deklaruar burimi. Si mbulesë për autoritetet e Prishtinës për të kryer këtë operacion do të ishte zbatimi në terren i ligjeve të votuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me Trepçën. Duke pushtuar stabilimentet synojnë të dëshmojnë se ligjet në Kosovë zbatohen dhe se ata janë të zbatueshëm në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas kësaj gazete, “për një kundrim të tillë të çështjes, por edhe për një aksion të mundshëm udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës do të bazoheshin në vendimin e javës së shkuar (më 8 mars) mbi regjistrimin e Trepçës në Agjencinë Kosovare të Pronës si shoqëri aksionare. Në këtë agjenci Trepça është regjistruar se pronë e Kosovës 100 për qind… Institucionet e Kosovës janë pronare të 80 për qind të kapitalit, ndërsa punëtorëve u përket 20 për qind e tij. Ligji për Trepçën i miratuar më herët, dhe Statuti i votuar në Kuvend, siç shkruan “Blici”, për institucionet e Kosovës janë argumente që Trepçën ta konsiderojnë kompani të veten të mbështetur në ligjet e Kosovës “e cila si e tillë edhe përket.

SHPËRNDAJE