Sistemi i blerjes së biletave edhe sot jashtë funksionit

Edhe sot është jashtë funksionit sistemi i blerjes së biletave, i cili është bllokuar nga dje në orën 16:00 kur edhe ka nisur shitja e biletave.


Ky sistem i menaxhuar nga kompania Tiks.App nuk po u lejon qasje qytetarëve në as në mengjesin e ditës së sotme t’i blejnë biletat për ndeshjen Kosovë – Angli që luhet të dielën.

Pas hyrjes në sistem në momentin kur dëshiron të kyçesh shfaqet një njoftim në gjuhën shqipe dhe angleze se sajti ka probleme teknike.

Kjo gjë ka revoltuar jashtëzakonisht qytetarët që kanë shprehur zemërimin e tyre për bllokimin e faqes, ku jo pak prej tyre dyshojnë se një gjë e tillë është bërë me qëllim.

Mbetet të shihet nëse faqja do të rregullohet sot dhe qytetarët do kenë mundësi të blejnë biletën për supersfidën e së dielës që luhet në Prishtinë./ Reporteri.net/.

SHPËRNDAJE