Situata e sigurisë në Vushtrri vlerësohet e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e parë, në mandatin e ri qeverisës,  në Komunën e Vushtrrisë, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Vushtrri.

Në raportimet e Policisë së Kosovës por edhe KFOR-it, në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  gjendja e sigurisë në Vushtrri u vlerësua të jetë mjaftë e qetë dhe stabile.

Madje në raportimin e KFOR-it u vlerësua, se me gjithë rastet e tensionimit të gjendje së sigurisë në Veri të Kosovës, ajo situatë nuk është reflektuar edhe në territorin e Vushtrrisë. Ndërsa komandanti i policisë, Muhamet Alidema, tha se në tremujorin e parë të këtij viti ka rënie të ndjeshme të veprave penale në territorin e komunës së Vushtrrisë, transmeton portali Veriu.info.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Gjithashtu në këtë takim o fol edhe për çështje tjera, si qentë endacakë, parkimet e parregullta të automjeteve në rrugë, vërshimet e mëhershme, si dhe për probleme tjera që lidhen me sigurinë e qytetarëve të Vushtrrisë./Veriu.info/  

 

SHPËRNDAJE