Skandal: Kjo është arsyeja pse Dërmaku është larguar nga kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës nesër e zhvillon ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.Kosova do të takohet me Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlicNë këtë duel, Kosova do të kërkojë tre pikët e para zyrtare, pasi dështoi ndaj Azerbejxhanit, ku u ndal me rezultatin 0-0 në Baku.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes do të bëjë një ndryshim në mbrojtje nesër, ku Paqarada do të largohet nga formacioni titullar dhe vendin e tij do ta zë Benjamin Kololli.

Gjithashtu trajneri i Kosovës, Challandes ka zbuluar sot në konferencë për media se Dërmaku është larguar nga kombëtarja për arsye shumë personale dhe nuk ka vazhduar të komentojë situatën. Burime jo zyrtare të ‘GazetaBlic‘ konfirmojnë se Challandes ka pasur një konflikt me qendër mbrojtësin, Kastriot Dërmaku, me ç’rast kjo ishte edhe arsyeja e largimit të lojtarit nga grumbullimi.

Në qendër të mbrojtjes nesër priten të luajnë Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.

SHPËRNDAJE