Skandal në Ligën e Parë në futbollin kosovar

Në Ligën e Parë në futbollin kosovar sot ndodhi një ngjarje e padëshirueshme.

Në takimin ndërmjet  Ballkanit dhe Vushtrrisë i cili filloi në ora 13:00, dy tifozëritë e dy skuadrave janë përleshur mes veti.

Përleshja filloi në momentin qe skuadra mysafire nga Vushtrria e fitoi një penallti.

Edhe pse numri i vogël i policisë së Kosovës ishte i pranishëm në këtë takim situata  eskaloi.

Madje ndeshja është ndërprerë për 25minuta dhe pas bisedimeve me tifozë, ka vazhduar, ndërsa policia nuk ka marrë përgjegjësin se çfarë ndodh jashtë stadiumit, duke mos pranuar të siguroj tifozët jashtë rrethojave të stadiumit ‘Përparim Thaqi’.

SHPËRNDAJE