Skandaloze / Ja çka i bënë Arian Çani LIVE në emision Bleona Qerretit

Në ‘Zonë e Lirë’ është e ftuar Bleona Qereti. Por teksa ajo po shpjegonte keqkuptimin për ngrirjen e vezëve, regjia në studio i ka shfaqur një imitim që ka bërë aktori i humorit Rezart Veleshnja.

Veleshnja shihej teksa imitonte Bleonën, por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares. Bleona ka kërkuar që video të ndërpritet pasi e ka quajtur këtë një skandal dhe banalitet.

Pasi ka thënë se kjo duket shumë vulgare dhe ky është banalitet, Bleona ka tentuar të braktisë studion.

“Unë po flas për këtë fenomen ju vazhdoni akoma me banalitete idiote. Mirupafshim Arian”, u shpreh Belona.

Por mesa duket Çani i ka kërkuar të rikthehet dhe ka arritur ta risjellë Bleonën sërish në vendin e saj.

Belona Qereti e ka pranuar se në librin e saj do të përfshihen edhe njerëz nga politika shqiptare.

Ajo u shpreh se nuk ka frikë nga asnjë për këtë publikim dhe po ashtu tregoi se disa prej emrave sot janë pushtetarë. “Kanë pasur mundësi të më bënin dëm atëherë, tani jo më. Janë njerëz të politikës, vijën nga të gjitha fushat, është 0.1% e njerëzve që kanë pasur të bëjnë me mua në rrugën e jetës. Në këtë libër sigurisht që do të ketë edhe njerëz të njohur dhe personazhe të Hollywood”,u shpreh Bleona Qereti.

Se cilët janë emrat e politikanëve, do na duhet të presim dhe pak muaj ti mësojmë derisa Belona të botoj librin e saj autobiografik.

SHPËRNDAJE