Skender Idrizi dhe Sanije Dreshaj zënë vendin e parë në ekspozitën Çmimi “Kadri Kadriu”

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ të Mitrovicës, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” është hapur

edicioni i tetë i ekspozitës mbarëkombëtare Çmimi “Kadri Kadriu”, ku të pranishëm ishin shumë dashamirë të artit figurativ.

Me këtë rast drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka përshendetur të gjithë artistët të cilët e nderuan këtë ekspozitë e cila mbanë emrin e piktorit më të shquar të qytetit.

“Ky është edicioni i tetë me radhë i ekspozitës mbarëkombëtare Çmimi “Kadri Kadriu” ku po ekspozohen punime shumë të bukura në një frymë moderne dhe po marrin pjesë autorë nga të gjitha trevat shqiptare”, ka thënë drejtori Peci.

Juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, vendin e parë ia ndau piktorit, Skender Idrizi dhe Sanije Dreshaj, vendin e dytë e ndanë për Hysni Krasniqi, ndërsa çmimi i tretë iu dha piktorit Haxhi Kastrati.

 

SHPËRNDAJE