Skenderaj e dënon keq me vota mbesën e presidentit Thaçi

Kanë filluar të publikohen numrat e votave që kandidatët për deputetë kanë fituar nëpër komuna të ndryshme.

Mbesa e presidentit Thaçi, Evgjeni-Thaçi Dragusha në kryeqytet ka marrë 1085 vota. Lajmi.net ka siguruar numrin e votave në Gjilan e Prishtinë që kanë fituar kandidatët e PDK-së.

Nuk dihet nëse këto vota dhe ato të qyteteve tjera do të jenë të mjaftueshme që ajo të sigurojë edhe për një mandat postin e deputetes.

Ndërkaq, rezultat dëshpërues ajo ka arritur në Skenderaj, vendlindjen e saj dhe bastionin kryesor të PDK-së, ku ka marrë vetëm 1020 vota, nga rreth 15 mijë sa ka marrë PDK-ja.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE