Skenderaj: Mbahet mbledhja e rregullt për politikë dhe financa

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe i ka rekomanduar kuvendit komunal për miratim.

Këto pika të rendit të ditës:

Korniza afatmesme buxhetore 2020-2022
Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01- 020/04-0008750/18
Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01-020/04-0008877/18

Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë

Propozim-vendimi për formimin e komisionit për shqyrtim të ankesave në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë

Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01-020/040026002/18

Propozim-vendimi për formimin e komisionit për emërim dhe riemërim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike brenda territorit administrativ të komunës

Propozim-vendim për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, për projektin e përbashkët të bizneseve dhe qendrës rinore publike “Të argëtohemi së bashku”

SHPËRNDAJE