Skenderaj: Nënkryetari Nuredin Lushtaku, ka përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve infrastrukturore në qytet dhe në fshatrat Kostërc, Syriganë dhe Turiqec

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari në facebookun e tij ka shkruar se janë  duke u realizuar projekte të shumta infrastrukturore në këtë komunë.

Nënkryetari i komunës,  Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit  Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë kanë dalë në teren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve të rrugëve në fshatrat Kostërc dhe Syriganë, si dhe punimet në rrjetin e ujërave të zeza në fshatin Turiqec dhe në Qytet.

Jashari ka shkruar se janë duke u angazhuar në maksimum për realizimin e kërkesave të qytetarëve për një infrastrukturë më të mirë.

Image may contain: 2 people, people standing, mountain, sky, outdoor and nature

SHPËRNDAJE