Skenderaj: Përkujtohen dëshmorët e kombit Fazli Jakupi dhe Xheladin Asllani

Janë përkujtuar dëshmorët e kombit Fazli Jakupi dhe Xhladin Asllani nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë.

Ky është postimi i komunës së Skenderajt:

Në nderim të veprës së dëshmorëve Fazli Jakupi dhe Xheladin Asllani, të cilët sot, në 20-vjetorin e rënies së tyre, i kujtojmë me respekt të lartë, dhe gjithmonë do të jemi mirënjohës për sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.

Dhashtë Zoti të jemi të bashkuar, në mënyrë që të përmbushim amanetin e dëshmorëve.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

SHPËRNDAJE