Slloba i vogël paralalajmëron edhe një tërheqje të njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i cili njohët edhe si Slloba i vogël për shkak se ka qenë bashkëpunëtor i Kasapit të Ballkanit dhe ka provuar edhe ta imitojë atë, ka thënë sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se këtë do ta konfirmojë sot zyrtarisht.

“Ky do të jetë shteti i dhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Le të thonë se ato janë dofarë “vendesh pa lidhje”, por unë them – ato janë dhjetë vota ndër 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ai.

Daçiq tha se Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

SHPËRNDAJE