S’ndalën aktivitetet zyrtare në ditë zie, rekomandohet një minutë heshtje në hapjen e tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi shtetëror dhe qytetar për Fadil Vokrrin, ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie në Kosovë.

Për këtë, siç përcakton protokolli, ndërtesat e institucioneve shtetërore obligohen të ulin flamujt shtetërorë në gjysmështizë.

Në tubime mund të mbahet një minutë heshtje, kurse ngjarjet e tjera nuk ka nevojë të anulohen.Ndonëse e diel, për nesër institucionet e Kosovës kanë paraparë një mori aktivitetesh për shkak të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, nesër kanë planifikuar të mbajnë aktivitete të shumta për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Edhe Instituti i Albanologjisë dhe Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë, si dhe universitetet publike të të dyja vendeve kanë paraparë të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta për nesër.

SHPËRNDAJE