Solskjaer me deklaratë bombastike për Guardiolën

Manchester United është mposhtur mbrëmë para tifozëve të vet nga rivalit i qytetit Manchester City.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka lavdëruar kundërshtarin e tij, Pep Guardiolën, pas disfatës në derbin e mbrëmshëm, duke thënë se progresi i Manchester Cityt ka qenë i jashtëzakonshëm.

Manchester City arritën të sigurojë fitore me rezultat 2:0 kundër Manchester Unitedit në “Old Trafford”, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes nga Bernardo Silva dhe Leroy Sane,.

Fitorja bëri që Manchester City ta rimerrte pozitën e parë në tabelën e Premierligës, titullin e së cilës e kanë të garantuar nëse arrijnë t’i fitojë tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.

Pep Guardiola u bë mbrëmë trajneri i parë që ka arritur t’i fitojë tri ndeshje radhazi si mysafir në Old Trafford kundër Manchester Unitedit. Pas ndeshjes, Solskjaer kishte plot lëvdata për kundërshtarin e tij, i cili sezonin e kaluar e fitoi titullin duke e thyer rekordin për më së shumti pikë të grumbulluara, 100.

“Ata janë ekipi më i mirë në vend, ata e kanë vendosur standardin në dy sezonet e fundit dhe nuk ia kam idenë se sa pikë i kanë fituar. Puna që Pep Guardiola e ka bërë me lojtarët e tij është e jashtëzakonshme”, është shprehur Solskjaer.

“Pjesa e parë ishte e mirë, arritëm të përmbahemi dhe krijuam disa raste për të shënuar. Kur përfundoi pjesa e parë, e dinim se kishim shumë punë për të bërë, por ata e merituan fitoren në fund”.

“Natyrisht, ne jemi të zhgënjyer, por duhet ta shikosh veten dhe të tregosh se e dhe maksimumi. Ne duhet ta bëjmë këtë gjë nesër dhe ditën tjetër. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur nivelin e tyre”.