Sot 30 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Sot me datë 2 nëntor bëhen 30 vjet nga rënia heroinjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Me këtë rast Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Burgosurve Politikë, organizojnë disa aktivitete në nderim të veprës së tyre:

Në ora 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.

Në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në ora 14:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.

Në ora 17:00, akademi përkujtimore, Pallati i Rinisë në Prishtinë, Salla e Kuqe, Prishtinë, njoftojnë Shoqatat e Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqata e të burgosurve politikë.

SHPËRNDAJE