Sot nis falja e namazit nëpër xhamitë e Kosovës

Me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, nga sot, ka nisur të falet namazi nëpër xhamitë e Kosovës.

Nisjen e faljes së namazeve e ka pohuar Kryeimami Sabri Bajgora për Gazetën Express

“Po, sot me namazin e drekës, do të fillojë falja e namazeve me rekomandim të myftiut Ternava”, ka thënë Bajgora.

Tubimet në objekte fetare ishin mbyllur në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së virusit Covid 19.

Bashkësia Islame e Kosovës kishte vendosur që të mos falet namazi i Kurban Bajramit të premten që kaloi, por e kishin caktuar 10 gushtin si datë kur do të lejohej frekuentimi i xhamive të vendit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE