Sot varroset 27-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Pejë

Këmbësori Agon Daci, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e goditjes nga vetura, varroset sot.

Kështu kanë njoftuar familjarët e viktimës, ku është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00.

Kortezhi do të niset nga shtëpia e të ndjerit drejt varrezave të qytetit të Pejës.

Ndryshe, aksidentet në komunikacion po bëhen shkaktar për vdekjen e shumë njerëzve në Kosovë.

SHPËRNDAJE