Spekulohet në Beograd: Marko Gjuriq, do të shpallet Ambasador në Washington

Mediat serbe po vazhdojnë me spekulimet se amabasdori i ri i Serbisë në Washington do jetë Marko Djuric, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas mediave kryesore serbe B92, Blic, së pari duhet të përfundojnë të gjitha çështjet procedurale e më pas Djuric do marrë detyrën e re.

Në postin që tani po synon Djuric ishte dikur Djerdj Matkovic, derisa tani ambasada serbe në Washington ka mbetur e zbrazur.

Djuric ishte i pranishëm gjatë bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë kështu që edhe më tej mediat të vazhdojnë me spekulimet se ai do marrë pozitën e ministrit të jashtëm, të cilën për momentin e mban politikani serb Ivica Dacic.

E si person i denjë për këtë pozitë të ambasadorit e cilësoi edhe nënkryetari i Beogradit, i cili tha se Djuric është personi që udhëhoqi 220 raunde të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe se vendimi i Aleksandar Vucic për të dërguar si ambasdor atë, do të thotë që Serbia po dërgonte njeriu e duhur në Washington, sipas tij.

SHPËRNDAJE