Stankovic: Tre ambasadorë ma kanë konfirmuar se këmbim territoresh nuk do të ketë

Sipas shefit të Trupit koordinues për jug të Serbisë, deklaratat e liderëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, të cilët kërkojnë bashkimin e këtyre tri komunave Kosovës nuk duhet dhënë shumë rëndësi

Shefi i Trupit koordinues për jug të Serbisë, Zoran Stankovic ka thëbë se deklaratat e liderëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, të cilët kërkojnë bashkimin e këtyre tri komunave Kosovës nuk duhet dhënë shumë rëndësi dhe se problemi më i madh i popullatës është papunësia dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat u shkojnë për shtati politikanëve radikalë

Sipas fjalëve të tij, retorikës së politikanëve shqiptarë nga këto tri komuna u jepet rëndësi në medie, por ata në kuptimin praktik nuk sillen me ekstremizëm e kundër kushtetutës, dhe se kinse kërkesa e tyre që ky rajon t’i bashkohet Kosovës nuk është dërguar, njoftojnë mediet serbe.

Ai ka thënë se zyra e tij muajin e kaluar ka zhvilluar bisedime me katër ambasadorë dhe tre përfaqësues të lartë të bashkësisë serbe në Beograd, të cilët ia kanë konfirmuar se kembim territoresh nuk do të ketë.

Si problem të këtyre komjunave Stankovic ka theksuar papunësinë, e cila për popullatën e aftë për punë është mbi 50 për qind, si dhe shpërnguljen e popullatës shkaku i kësaj./gazetametro.net

SHPËRNDAJE