Sulm me bombë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë hedhur mbrëmë një mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës, i cili ka shkaktuar frikë të madhe te banorët, raporton Veriu.info.

Mësohet se në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse policore, ku kanë mbledhur të gjitha dëshmitë për hetim të mëtutjeshëm të rastit.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëmeve materiale qe janë shkaktuar në murin e shtëpisë së një serbi, shkruan Veriu.info.

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin, ndërsa sulmi është klasifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./Veriu.info

Foto: Ilustrim

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE