Sulmohet në vend të punës punëtori i autolarjes

Një punëtor në një autolarje në Prishtinë është kërcënuar nga dy persona në orët e mesnatës.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa ka raportuar në Polici se të dyshuarit me veturë i kishin shkuar në vendin e punës, përderisa njëri e ka sulmuar tjetri i ka treguar armën duke e kërcënuar. Të dyshuarit kanë qenë të panjohur për viktimën.

Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në autolarje aty kishin shkuar me një veturë dy të dyshuar meshkuj të panjohur për viktimën njëri prej tyre e kishte sulmuar kurse tjetri ja kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe kishte kërcnuar. Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE