Super golat e Asensios ruajnë nderin e Real Madridit (VIDEO)

Valencia ka ndalur Real Madridin me barazim në ‘Santiago Bernabeu’. Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë të La Ligas, ka përfunduar 2:2.

Ishte Real Madridi që me një gol të bukur të Asensios kaloi në epërsi në minutën e 10’.

Soler tetë minuta më vonë, barazoi në 1:1.

Në pjesën e dytë, Valencia gjeti edhe golin e epërsisë, kur shënoi me anë të Kondogbia.

Realin nga humbja e shpëtoi i jashtëzakonshmi Asensio, që nga gjuajtja e lirë në minutën e 83’ shënoi një gol maestral, duke lënë të shtangur portierin.

Deri në fund të ndeshjes, Reali pati edhe disa mundësi shënimi me anë të Benzemas, por pa arritur golin e fitores./Lajmi.net/


Kondogbia Goal HD – Real Madrid 1-2 Valencia 27… by riqezi


C S by Goals_online


1-0 M a r c o A s e n s i o AMAZING Goal by GSBN

SHPËRNDAJE