Super lajm për Kombëtaren e Kosovës: Lëndohet ylli çek, pritet të mungojë kundër ‘Dardanëve’

Lojtari kryesorë i Republikës së Çekisë, Patrik Schick, pritet të mungojë ndaj Kombëtares së Kosovës, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për ‘Dardanët’, të cila do ta zhvillojnë ndeshjen me të rëndësishme në kuadër të eliminatorëve për Euro 2020, me 14 nëntor pikërisht ndaj çekëve në Plzen

Mediet çeke shkruajnë se ylli i kësaj kombëtare, Patrik Schick pritet të mungojë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Ai kishte shënuar golin e vetëm për çekët në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në mes Kosovës dhe Çekisë e cila përfundoj me fitore të ‘Dardanëve’.

Schick është lojtar i Romës, por është i huazuar te RB Lepizig në Gjermani.

Ndryshe, përballja e Grupit A në kualifikimet për Euro 2020 në mes të Kosovës dhe Çekisë do të përcaktojë pothuajse 80 për qind të gjasave se kush do të kualifikohet.

Në rast të fitores së Kosovës në udhëtim, atëherë më 17 nëntor do ta presim Anglinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe një barazim mund të na dërgonte në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në 12 vende të kontinentit të vjetër.

Anglia është aktualisht lider i grupit me 15 pikë, në vendin e dytë është Republika Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh.

SHPËRNDAJE