‘Super Viva’ po i mashtron konsumatorët me çmime edhe për ‘Black Friday’

Blerjet në hipermarketet e Kosovës po dalin të jenë mashtrim për konsumatorët, të cilëve nëpër rafte të produkteve u ekspozohet një tjetër çmim, por kur shkojnë te arka paguajnë tjetër çmim.

Këtë vjedhje këto ditë po e praktitkon edhe ‘Suepr Viva’. Ky hypermarket po vazhdin t’i mashtroj qytetarët për zbritje të cmimeve për ‘Black Friday’, duke vendosur tjera cmime nëpër rafte e tjera cmime kur arikulli paguhet tek arka.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe gazetari i njohur Alban Selimi. Ka thënë treguar se sot ishte për të bërë blerje të ushqimit në ‘Super Viva’, por kur kishte shkuar të arka kishte vërjetuar se cmimi ndryshonte nga ai nëpër rafte.


Foto: Në këtë market po mashtrohen qytetarët me çmime

“Sapo e njoftova Inspektoratin e Tregut per plaçken qe iu behet konsumatoreve. Kete rast marketi “Super Viva” ne Fushe Kosove qumeshtin qe e proklamon nga 0.69 cente e fakturon per 0.83 cente. Kjo ishte arsyeja qe te njejtin me gjithe artikujt tjere ua lashe ne arke”, ka shkruar Selimi në rrjetet socaile.

Ai ka treguar se ndonës ky market vendos tiketën për zbritje tek uji në shishe, zbritja këtë rast, sipas tij, nuk vlenë për atë produkt, por për produktin tjetër- ujin në bidonë.

“Po ashtu, ndonese vendosin tiketen per zbritje tek uji ne shishe, zbritja kete rast nuk vlene per ate produkt, por per produktin tjeter – ujin ne bidone! Shpresoj qe per keto markete te funksionoj ligji!”, ka shkruar Selimi.

Më parë Inspektorati i Tregut kishte gjobitur ‘Super Viva’ për mashtrim me cmimin e artikujve, por duket se as këto gjoba nuk kanë dhënë rezultat. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE