Surroi e bën të qartë: Jam i gatshëm të ndihmojë Kurtin në çështjen e dialogut me Serbinë

Veton Surroi, a Kosovo opposition leader, talks to an Associated Press writer in London, Wednesday, Sept. 19, 2007. A top ethnic Albanian negotiator declared major talks about Kosovo's future to be irrelevant Wednesday, saying Kosovo would be independent soon _ regardless of international efforts to resolve questions about its political status. (AP Photo/Sang Tan)

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi është ftuar sonte në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ai ka shprehur edhe njëherë gëzimin për fitoren e dy partive opozitare në legjislaturën e fundit, LVV-së dhe LDK-së.

Surroi i pyetur nëse do të bëhej pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ai e ka pranuar një gjë të tillë.

“Jam i gatshëm të bëhem pjesë e Qeverisë Kurti,” – deklaroi Surroi, i njohur për qëndrimet e tij armiqësore ndaj luftës dhe sakrificës së vendit tonë për liri, dhe UÇK-së.

Fitoren e opozitës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Surroi e ka quajtur “çlirim të dytë” duke e krahasuar me çlirimin e Kosovës nga Serbia rënien në opozitë të tri partive të dala nga lufta.

Surroi po ashtu është i gatshëm të ndihmojë Kurtin edhe në çështjen e dialogut me Serbinë, duke qenë krejtësisht në vijë me qëndrimet e kryetarit të Vetëvendosjes me deklarimet se Kosova nuk duhet të lëshojë pe në asgjë në raport me vendin tonë fqinj armiqësor.

SHPËRNDAJE