Surroi e gjen formulën e bisedimeve: Problemet zgjidhen pa këtë politikan

Publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe mosdarkodimet që po bëhen në mes të liderëve për politikën e jashtme.

Përmes një shkrimi në Twitter, Surroi ka cituar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi nuk mund të kenë dy procese të bisedimeve, një me presidentin Hashim Thaçi që zhvillohet në Uashington, dhe një me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

Surroi ka shkruar se kjo është e drejtë, e se nuk mund të ketë një proces ku përfshihet Thaçi.

“Presidenti Vuçiq në konferencë: “Ne nuk mund të kemi dy procese bisedimesh, një me Thaçin në Uashington dhe një tjetër me Kurtin në Bruksel, apo jo?” E drejtë! Nuk duhet të ketë një proces në të cilin Thaçi është i përfshirë. Problemi u zgjidh”, ka shkruar publicisti.

SHPËRNDAJE