Surroi kritikon SHBA’të dhe Grenellin: Marrëveshjet e tyre mohojnë pavarësinë e Kosovës

Publicistja e njohur, Flaka Surroi, ka kritikuar rolin e Ambasadorit Richard Grenell si dhe SHBA’ve, lidhur me marrëveshjet e fundit të cilat sipas saj mohojnë pavarësinë e Kosovës.

Në një kolumnë të shkruar së fundi, Surroi kritikon marrëveshjet që po arrihen në Berlin mes Kosovës me Serbinë.

“Nuk do të ma kishte marrë mendja se 20 e kusur vjet pas çlirimit ende do të kishte diplomatë të huaj që do të vinin për të arritur marrëveshje për neve, duke u marrë vesh herë me njërin kryeqytet e herë me tjetrin”, ka shkruar ajo.

Tutej, kjo marrëveshje sipas Surroit është mohim i pavarësisë së Kosovës dhe që kosovarët e nënshkruan me trysni.

“Dhe po kjo marrëveshje e kotë, të cilën aq shumë e kundërshtuam si mediume dhe shoqëri civile e pafuqishme, është në fakt baza për këtë letër qëllimi që e solli Grenelli si “lajmin e mirë me të cilin do të na sjellë zhvillim ekonomik”.

Është mbështetur mbi një dokument që e mohon pavarësinë e Kosovës dhe shtetësinë e vet, dhe është një dokument që u është bërë shumë trysni kosovarëve që ta nënshkruajnë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, problemi i Kosovës me ekonominë, buron nga ato me politikën.

“Me gjithë respektin për shtetin të cilin e përfaqëson Grenelli, dhe me gjithë respektin për të, për postin që mban, megjithatë, nuk mund t’i gëzohem një euforie të këtillë blickrigu – ku na thuhet harrojeni politikën e kthehuni nga ekonomia, kur pikërisht i gjithë problemi ekonomik i Kosovës e ka bazën te politika”, shkruan ajo.

SHPËRNDAJE