Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të përmirësohet moti

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se temperaturat në vikend do të jenë relativisht të ngrohta.

Tahirsylaj theksoi se temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius.“Nën ndikimin e masave të buta, në rajonin perëndimor masat janë relativisht të ngrohta.

Temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius. Nuk do të ketë reshje atmosferike. Në orët e para të ditës ka pasur mjegull, e cila gjatë ditës do të jetë e qëndrueshme”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Ndërsa, duke folur për motin që do të mbajë javën e ardhshme, eksperti i meteorologjisë tha se të hënën do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë edhe reshje bore.

“Do të ketë ngritje të temperaturave +7 dhe – 4 gradë celsius, deri në fund të javës. Era do fryjë nga jugu dhe jug-perëndimi nga 1-5 m/s”, tha Tahirsylaj.

SHPËRNDAJE