Skuadra e kombëtares argjentinase ka zbarkuar në shtëpi, në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të së martës.
Messi doli i pari nga avioni me trofeun e dorë, i ndjekur nga skuadra e tij të cilët përshëndesnin personat e pranishëm. Kur autobusi u nis nga aeroporti, mjeti u rrethua menjëherë nga tifozët e shumtë të kombëtares.
Videot e mëposhtme tregojnë autobusin i cili ecën ngadalë i shoqëruar nga një eskortë policie, dhe nga dhjetëra njerëz të cilët brohorasin nga gëzimi.