Ështe shkarkuar nga detyra Agron Beka, dekan i Fakultetit Juridik, të Universitetit të Mitrovicës.
Siç mëson Veriu.info nga burimet e saj brenda Univeritetit Beka është shkarkuar me votë të fshehtë në një mbledhje të mbajtur sot nga Senati i Universitetit të Mitrovicës.
Mos respektimi i detyrës, dhe ankesat e shumta nga studentët ishin disa nga arsyet që e sollën shkarkimit e tij nga detyra e Dekanit, i cili ishte edhe ligjërues në lëndën “Taktika Kriminalistike”, raporton Veriu.info.
Beka poashtu është edhe anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndryshe, mediat kishin raportuar këtë muaj se dekani Agron Beka ka marr pagë rreth 30 mijë euro në vit nga Universiteti i Mitrovicës, ani pse ka munguar shumë raste në ligjërata.