Tahiri i propozon Qeverisë që patatën e Vushtrrisë ta blej për rezervën shtetërore

Përveç mungesës së tregut, kultivuesit e patatës në Vushtrri, tani në kohë të pandemisë, po përballen me probleme të mëdha në plasimin e patateve në tregje, ku një sasi e madhe e tyre ende ka mbetur pa u shitur.

Ndryshe nga kjo veprimtari ekonomike që njihet edhe si industria e Vushtrrisë, pasi që kanë produke jo veç për tregun e Kosovës, por edhe atë të huaj, është burim i të ardhurave për shumë familje.

Pas takimeve që kishte me këtë kultivuesit e patatës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë sot edhe zyrtarisht për këtë problem i është drejtuar Qeverisë, konkretisht kryemninistrit Albin Kurti dhe ministrit të bujqësisë, Besian Mustafa.

Madje ai ka dal me idenë që për shkak të kërkesave të shumta nga familjet skamnore në këtë kohë, Qeveria e Kosovës t’i blej patatet e fermerëve vushtrrias për nevoja të rezervave shtetërore dhe atë ta shpërndajnë tek familjet skamnore, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përveç që për familjet skamnore do të sigurohej ushqim cilësor, Tahiri në letrën e drejtuar kryeministrit Kurti, thotë se do të zgjidhej edhe një problem i madh për fermerët që krijojnë të ardhurat kryesore për familjet e tyre nga kjo veprimtari ekonomike. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE