Takimi i përmallshëm e mes lotësh i nënës me të birin, pas 68 vitesh ndarjeje

Dy shtetas koreano-veriorë, nënë e bir janë takuar me njëri-tjetrin për të parën herë pas 68 vitesh.

92-vjeçarja Lee Keum-seom priti gjithë jetën që ta shihte sërish djalin e saj, me të cilin ishte ndarë për shkak të luftës koreane, e kishin mbetur secili në anën tjetër të zonës çmilitarizuar.

Historia emocionues e takimit të rrallë ka pushtuar vëmendjen e medieve botërore. Më shumë se 57 mijë familje kanë aplikuar për bashkime familjare në bazë të deklaratës së Panmunjomit, të firmosur nga Kim Jong-un dhe Moon Jae-in, gjatë samitit historik më herët gjatë vitit. Por, fatlumët e përzgjedhur janë vetëm 89.

“As nuk e mbaja mend më si dukej djali im. Në kohën e ndarjes sonë, ai ishte 4 vjeç. Tani i ka kaluar të 70-at. Doja kaq shumë ta përqafoja”, tha Lee Keum-seom, nëna.

Mbi 60% e atyre që kërkojnë të ritakohen me njerëzit e dashur i kanë kapërcyer të 80-at, e në këtë rrugëtim shoqërohen nga të afërm të tjerë.

Lee ishte shumë nervoze përpara momentit të ribashkimit me të birin. “Po për çfarë do ta pyes?”, thoshte ajo. “Nuk di çfarë t’i them. Por dua të di nëse i ati i ka treguar për mënyrën sesi ndodhi ndarja jonë, apo shtëpinë që kishim dikur”.

Të dy shpërthyen në lot kur u panë sy më sy dhe u përqafuan. Për presidentin e Kryqit të Kuq koreano-jugor, Park Kyung-seo, edhe pse pamja e dhjetëra familjarëve që shihen sërish pas pothuajse një jete të tërë të kaluar larg njëri-tjetrit, të bën që të përfshihesh nga emocionet, përcjell TCh.

Numri i vogël i personave që arrijnë të përfitojnë nga ky lëshim është një tragjedi njerëzore më vete. Moon Jae-in u zotua të përpiqet më fort, që në të ardhmen të ketë edhe më shumë ribashkime të tjera, duke kujtuar edhe historinë e vet familjes së tij, si fëmi refugjatësh nga Koreja e Veriut.

SHPËRNDAJE