“Taksa ndaj Serbisë të bëhet e përjetshme”

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% për produktet serbe.

Një vendim i tillë u prit me reagime dhe komente nga më të ndryshmet.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në Ligj.

Vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm, shkruan Demaliaj në Facebook.

”Vendimi i Qeverisë për Taksën % ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!

P.S.

Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!

Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael”, shkruan ai.

SHPËRNDAJE